Njeri pas tjetrit kanë hyrë në Gjykatën e Përmetit, 28 të arrestuarit e operacioni “Mezhgorani” ndër ta edhe botuesi dhe analisti, Henri Çili. Ai do të njihet me masën e sigurisë për akuzat e ushtrim ndikimit tek funksionarët publikë, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.
Botuesi i njohur ka mohuar akuzat në një dëshmi paraprake në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës. Provat që do paraqesë prokuroria janë kryesisht përgjime në të cilat Çili ka ndikuar tek një funksionarë i lartë i drejtësisë për të liruar vëllezërit Arbjon dhe Albano Aliko.
I pari është dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa i dyti me 18 vite si autorë të vrasjes së efektivit te RENEA-s, Ibrahim Basha në Lazarat në 2015. Analisti u arrestua së bashku me 27 persona të tjerë gjatë operacionit, i cili kishte nisur fillimisht për falsifikim parash.
Gjatë përgjimeve u zbulua se këta persona flisnin edhe më Çilin për një shumë parash që do të paguheshin për lirimin e të dënuarve . Sipas dosjes së prokurorisë, botuesi ka takuar në Tiranë një funksionar të lartë të sistemit të drejtësisë për të ndikuar tek ai. Çili ka marrë garancinë se dosja e vëllezërve Aliko do të ketë prioritet në momentin që gjykata do të e lartë do jetë funksionale. Por emri i këtij funksionari të drejtësisë nuk është bërë publik nga hetimet.