Analisri Ilir Yzeiri, teksa ka folur për ndryshimet në qeveri theksoi se deri më tani, Ministri Taulant Balla është një shembull që duhet ndjekur.
Në një intervistë për Euronews Albania,a i theksoi se kreu i qeverisë Edi Rama, nuk ka besim tek asnjë ministër.
Më tej ai theksoi se marrja e Arben Ahmetajt si të pandehur është një sirenë alarmi për Ramën.
“Taulant Balla, për performacën dhe për punën që ka bërë deri më tani, duhet marrë si model. Rama është nga ato natyra që nuk i beson vetes dhe asnjërit nga ata aty nuk i beson . Puna është se si ka menduar ai ta ndërtojë kabinetin e tretë të qeverisë dhe për të shmangur problemet që janë vënë re deri më tani dhe për të shmangur dhe një plagë tjetër që është korrupsioni. Është gjë shumë e rëndë që zv.kryeministri i një vendi , është marrë i pandehur nga SPAK. Kjo është një sirenë për Ramën, në mënyrë që ai ta shikojë qeverisjen, jo më si një aleancë mes njerëzve të besuar të tij”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Distrikti i festave në Budapest/ Banorët kundër zhurmës, kërkojnë turizëm
- Arrestimi i Bajrit, reagon Balla: Përgëzoj oficerët e përfshirë në këtë operacion