English

Analisti Rushiti: Takimi Kurti-Vuçiç në Mynih mund të shkrijë akullin aktual

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti politik dhe njëkohësisht drejtori i Balkans Policy Research Group, Naim Rushiti ka folur për emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania nga Prishtina me anë të një lidhje live, lidhur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti për t’u takuar me presidentin z. Hashim Thaçi para se të shkonin në konferencën e sigurisë, e cila do të mbahet në Mynih të Gjermanisë.

- Advertisement -

Z. Rushiti është shprehur se kërkesa e kryeministrit Kurti, nuk ishte planifikuar të bëhej para konferencës së Mynihurt.

“Nuk besoj se kërkesa e kryeministrit ishte e fokusuar të bëhej para konferencës së Mynihut. Është një proces, të cilin e ka filluar që në vazhdimësi të koordinojë politikën e jashtme”, është shprehur analisti politik z. Naim Rushiti.

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare, nëse shikon të ketë bashkëpunim mes z. Kurti dhe z. Thaçi, drejtori i “Balkans Policy Research Group” është shprehur pozitiv.

“Është i patjetërsueshëm, nëse nuk ka me të vërtetë një komunikim, bashkërendim dhe jo vetëm mes atyre të dyve, por fillimisht brenda koalicionit bashkëqeverisës, pastaj me liderët e institucioneve edhe me përbërjen kryesore të Kuvendit të Republikës, edhe këto qeveri edhe këto konstalacione politike do të kenë fatin e të kaluarës”, ka shtuar z. Rushiti.

“Çfarë pritet të ndodhë në konferencën e Mynihurt, duke qenë se aty do të ndodhet edhe i dërguari special i Presidentit Trump?” e pyeti gazetarja Tare, z. Rushiti, duke argumentuar se presidenti serb z. Aleksandër Vuçiç mund ta përdorë takimin për të thyer akullin.

Z. Rushiti u shpreh se samite të tilla kanë shërbyer edhe më parë për të thyer akujt dhe për të krijuar marrëdhënie mes vendeve dhe komunikim.

Ndër të tjera analisti ka shtuar se kjo konferencë është edhe në shërbim të kryeministrit Kurti që të vendosë raporte të mira me përfaqësuesit ndërkombëtar.

Ai theksoi se në konferenca të tilla shpesh herë ndodhin takime joformale, të cilat bëhen për të krijuar raporte pozitve.

“Padyshim do të ketë takime të shumta joformale mes liderëve. Besoj se do të vijë një moment kur do të ketë shtërngim duash mes shumë liderëve, përfshirë edhe Kurtin me Vuçiç”, ka përfunduar analisti.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?