Trajneri italian i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti deklaroi se do të tërhiqet nga trajnimi pas përfundimit të kontratës me madrilenët.
Deklaratën, Ançeloti e dha në një intervistë për “Il Messaggero”, ku ishte i ftuar për të komentuar për skuadrat italianë në fillimin e sezonit të Serisë A.
“Kjo fazë në Madrid do të mbyllë karrierën time. Pas përfundimit të kontratës që kam me ‘Los Blancos’ do të tërhiqem përfundimisht. Reali i Madridit është maja e futbollit dhe do të kishte vërtet kuptim nëse e mbyll karrierën këtu”, u shpreh 63-vjeçari italian.
LEXONI GJITHASHTU
- Lojtari më mirë i sezonit 2021-2022, të nominuarit kryesorë të UEFA
- Ancelotti: Benzema më i miri në botë, ai e meritoi Topin e Artë