Futbollisti francez Karim Benzema e meriton çmimin për lojtarin më të mirë në botë, sipas trajnerit të tij të Real Madrid.
Carlo Ancelotti tha se Benzema ka qenë “i shkëlqyer” sezonin e kaluar.
Të mërkurën, Madridi mundi Eintracht Frankfurt në Helsinki (2:0) dhe fitoi Superkupën Evropiane
Ishte Benzema ai që shënoi një nga golat.
“Golët e Benzemas na sollën në këtë lojë. Edhe pse ai nuk shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve, sepse kishte një rol disi ndryshe nga zakonisht, golat e tij kundër Manchester Cityt, Chelsea dhe Paris Saint-Germain na lejuan të luanim me Liverpoolin për trofe sezonin e kaluar”, tha Ancelotti.
Me golin ndaj Eintracht, Benzema u bë golashënuesi i dytë më i mirë i Real Madridit në histori me 324 gola, përpara Raulit me 323, ndërsa në vendin e parë të padiskutueshëm është Cristiano Ronaldo me 450 gola.
LEXONI GJITHASHTU: