English

Anëtarësimi në Bashkimin Europian, Gjermania “rindez” shpresën për Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vijojnë të jenë në pritje të çeljes së dritës jeshile për anëtarësim në familjen e madhe të Bashkimi Europian. Teksa muajt kalojnë, duket që shanset për të dyja vendet në përafrimin me Bashkimin Europian sa vijnë dhe rriten.

- Advertisement -

Mediat në Gjermani thanë se mundësitë që Shqipëria të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian janë rritur.

Sinjale pozitive për rrugën e anëtarësimin në unionin europian po vijnë këtë fillim viti nga Franca, por edhe Komisioni i ri Europian.

Vendimi ka të ngjarë të merret gjatë Samitit të Zagrebit, i cili do të mbahet me 6-7 maj, i konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e Presidencës kroate, që ka nisur punën me moton, “Një Europë e fortë, në një botë sfidash”.

Franca po rishikon qëndrimin e saj për hapjen e negociatave, gjë që e bëri publike edhe Presidenti Macron, në takimin e tij në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, ku deklaroi se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”.

Refuzimi i negociatave në muajin tetor të 2019 shkaktoi pakënaqësi në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa partitë opozitare vërshuan me kritika ndaj qeverive respektive.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar për këtë dështim kritikuan drejtpërdrejt kryeministrin e vendit Edi Ramën, duke thënë se mohimi i negociatave nuk lidhet me reformimin brenda vetë BE, por se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet kryesore për anëtarësim.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?