English

Anëtarësimi në Bashkimin Europian, grupet politike të PE-së mirëpresin metodologjinë e re

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Bruksel u mbajt një seancë plenare për metodologjinë e rishikuar për procesin e anëtarësimit të vendeve aspirante në BE. Të gjitha grupet politike të Parlamentit Evropian mirëpritën metodologjinë e rishikuar të Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit. Pjesa dërrmuese kërkoi çeljen e rrugës nga këshilli për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë fjalimit të tij, komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi tha se komisioni i qëndron rekomandimeve për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në.

- Advertisement -

Ai theksoi se për të qenë sa më të besueshëm, Bashkimi Europian duhet t’i mbajë premtimet e dhëna dhe se çdo shtyrje e mëtejshme e procesit do të paraqiste një rrezik për stabilitetin e rajonit.

“Qëllimi mbetet i njëjtë, anëtarësim i plotë në BE. Paralelisht, komisioni i qëndron rekomandimeve për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në. Shpresojmë që negociatat të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet i kanë përmbushur detyrat që u janë caktuar. Gjatë vizitës time në Shkup dhe Tiranë, theksova rëndësinë e reformave, të dyja vendet mbeten të angazhuar në përmbushjen e reformave për të qenë sa më të besueshëm, BE-ja duhet gjithashtu t’i mbajë premtimet e dhëna.

Komisioni do të japë detaje të hollësishme mbi përparësinë e bërë nga dy vendet gjatë muajit shkurt, çdo shtyrje e mëtejshme e procesit do të paraqiste një rrezik për stabilitetin e rajonit reformat transformuese, të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i vijojnë, mund të mbështeten më së miri me rritje ekonomike intensive dhe duke zhvilluar ekonomi tregu funksionale”- theksoi Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varheliy

Eurodeputetja Nathalie Loiseau pohoi se Bashkimi Europian nuk mund të zgjerohet me anëtarë të rinj nëse nuk miratohet  dhe zbatohet metodologjia e re e zgjerimit, e cila parashikon masa më të ashpra për vendet që duhen të bëhen anëtare në unionin e BE-së.

“Ishte koha e duhur! Koha e duhur për t’i dhënë fund procedurave burokratike. Të bëhesh anëtare e Bashkimit Evropian është një zgjidhje politike. Unë përgëzoj Komisionin për propozimin, që ka prezantuar me qartësi dhe mat progresin e vendeve dhe matjen e progresit të arritur nga ata. Gjithashtu në rastet e suksesit të ketë shpërblim dhe në rastet e shkeljes së shtetit të së drejtës të kemi ndëshkim/pasoja. Bashkimi Europian nuk mund të zgjerohet dhe as të pranojë anëtarë të rinj nëse nuk miratohet dhe zbatohet metodologjia e re e zgjerimit”- theksoi eurodeputetja, Nathalie Loiseau.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?