English

Anëtarët e parlamentit turk votojnë për të dërguar ushtarë në Libi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Anëtarët e parlamentit në Turqi kanë votuar për të dërguar trupa ushtarake në Libi në ndihmë të qeverisë së Tripolit, qeveri e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të luftuar kundër forcave të qeverisë rivale.

- Advertisement -

Në një seancë emergjente të zhvilluar të enjten, ata kanë votuar 325 me 124 për t’i dhënë Ankarasë një mandat një vjeçar për të nisur trupa ushtarake drejt Libisë.

Kjo ka ngjallur shqetësime se forcat turke mund ta përkeqësojnë konfliktin në Libi, por Ankaraja thotë se vendosja e ushtarëve mund të jetë e nevojshme për të mbrojtur interesat e Turqisë në Libi dhe në pjesën lindore të  Mesdheut.   

Qeveria e kryeministrit libanez Fayez Sarraj, me qendër në Tripoli, po përballet me një ofensivë nga regjimi rival me qendër në Lindje, të cilët janë aleatë të Komandantit të ushtrisë Gjeneral Khalifa Hafter.

Luftimet po kërcënojnë të zhysin Libinë drejt një kaosi të dhunshëm, që rivalizon dhe konfliktin e vitit 2011, në të cilin u rrëzua dhe më pas u vra diktatori Moammar Gadhafi.   

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha muajin e shkuar se Sarraj kishte kërkuar mbështetjen e trupave turke, pasi kishin firmosur një pakt ushtarak ku Turqia mund dërgonte personel ushtarak dhe ekspertë në Libi.

Kjo marrëveshje, së bashku me një tjetër për kufijtë detar midis dy vendeve, ka zemëruar shumë vende në rajon.  

Udhëheqësit në Greqi, Izrael dhe Qipro e kanë dënuar këtë lëvizje duke e cilësuar si një  “kërcënim për stabilitetin rajonal” dhe një “përshkallëzim i rrezikshëm” i konfliktit libanez që shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe cenon përpjekjet ndërkombëtare për paqe.

Ndërkaq, Turqia është përgjigjur se vendosja e trupave të tyre në Libi është e nevojshme për të mbrojtur interesat e Turqisë në rajonin e Mesdheut.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?