English

Angela Merkel merr duartrokitje në Davos: Të dëgjohen të rinjtë për ndryshimet klimaterike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Bota ka nevojë për dialog për të biseduar mbi ndryshimet klimatike për t’i dhënë fund hendekut midis skeptikëve dhe besimtarëve pasi koha për të reduktuar emetimet që shkaktojnë ngrohjen globale po mbaron” ishte ky mesazhi i kancelares Angela Merkel gjatë pjesëmarrjes në Formimin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku bëri thirrje se për të gjetur hapat e duhura për të luftuar ndryshimet klimaterike.

- Advertisement -

“Koha po ushtron presion,- shtoi Merkel, – dhe ne më të moshuarit, unë jam 65 vjeç duhet të sigurohemi që të konsiderojmë padurimin e të rinjve në mënyrë pozitivë dhe konstruktive. Ata kanë një horizont krejtësisht të ndryshëm të jetës, i cili shkon shumë më larg se 2050. Dhe duke parë biodiversitetin dhe klimën, ata pyesin veten se çfarë ka mbetur nga bota.”

Kancelarja mori duartrokitjet e sallës kur tha se palët kundërshtare në debate të polarizuara si ajo për ndryshimet klimatike duhej të mësonin si të flisnin përsëri me njëri-tjetrin. Dy ditët e para të mbledhjes vjetore të Davos u mbizotëruan nga replikat midis 73-vjeçarit ish-biznesmenit  Donald Trump dhe aktivistes 17-vjeçare Greta Thunberg,  por edhe drejtuesit e korporatave të mbetur në kurth  që po ashtu të shqetësuar thanë  se kishin nevojë për vendime konkrete. Merkel u ndal edhe tek çështja bërthamore me Iranin duke shtuar se largimi i këtij shteti nga marrëveshja  do të ishte një hap i gabuar dhe nuk do të kishte pasoja pozitive për asnjërën nga palët.

Ajo gjithashtu tha se Evropa kishte interes të parandalonte përshkallëzimin e konfliktit në Libi, pasi kjo mund të nxiste një valë refugjatësh siç ka shkaktuar lufta civile siriane në të kaluarën. Gabimi i Gjermanisë sipas Merkel në lidhje me krizën e refugjatëve në 2015 nuk ishte se nuk i lejoi të hynin brenda por nuk i kushtoi vëmendje situatës kritike në Siri.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?