English

Anija e mbytur në Palermo| Trupi i Hannah Lynch u gjet i vetëm në kabinën e saj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Hannah Lynch, vajza 18-vjeçare e manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch, u gjet e vetme në kabinën e saj dje nga zhytësit që po kërkonin trupat e viktimave pas fundosjes së anijes së miliarderëve ‘Bayesian’ në brigjet e Palermos.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, trupat e pesë personave të tjerë të zhdukur, përfshirë babain e 18-vjeçares, u gjetën në 24 orët e mëparshme në një ndarje të veçantë të jahtit ultraluksoz, i cili u fundos të hënën e kaluar pranë Palermos, kur u godit papritur nga moti i keq.

Në një konferencë për shtyp ku morën pjesë zyrtarë të Rojës Bregdetare dhe të Zjarrfikësve, zyra e prokurorit siçilian njoftoi se ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia për mbytjen e anijes së Mike Lynch, e cila vrau shtatë persona, përfshirë atë dhe vajzën e tij.

“Ne jemi në fazën fillestare (…) Në këtë fazë, veçanërisht për shkak se hetimi mund të zhvillohet në një mënyrë ose në tjetrën, ne nuk po përjashtojmë asgjë,” tha prokurori Ambrogio Cartozio gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se për momentin ai nuk ka asnjë indicie të fillojë një hetim kundër një personi të caktuar. Ai sqaroi gjithashtu se kapiteni dhe ekuipazhi i Bayesian nuk janë të detyruar të qëndrojnë në Itali deri në përfundimin e hetimit, i cili do të marrë pak kohë.

Cartozio konfirmoi emrat e viktimave. Trupi i parë i gjetur nga Bayesian ishte ai i kuzhinierit të jahtit, Recaldo Tomás. Katër viktima u gjetën më 21 gusht: Jonathan William Bloomer e gruaja e tij dhe Christopher Morvillo e gruaja e tij. Trupi i Mike Lynch u gjet më 22 gusht dhe dje të premten ai i vajzës së tij Hannah.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?