English

Anila Denaj: Prioritet i qeverisë paratë e vëna nga krimi, OFL shembulli më i mirë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Anila Denaj: Prioritet i qeverisë paratë e vëna nga krimi, OFL shembulli më i mirë

- Advertisement -

Prioriteti i qeverisë do të ngelet goditja e pasurive të vëna nga krimi. Ishte kjo përgjigja e Ministres së Financave Anila Denaj, pas publikimit të raportit nga MONYEVAL, në të cilën thuhej se vendi ynë është sërish pjesë e listës gri të pastrimit të parave.

“Deri më tani janë 65 milionë euro të sekuestruara nga pasuritë e bllokuara. Operacioni Forca e Ligjit është shembull i qeverisë se puna ka filluar. Ky angazhim do të jetë më i lartë përgjatë 2020-ës. Kemi në fokus disa prioritete; Shqipëria do të punojë për të vazhduar planin e veprimit të kryerjes e një analize shtesë për rreziqet nga ‘pastrimi i parave’; Përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave juridike; Krijimin e mekanizmave dhe zbulimin e aktiviteteve të tilla kriminale”, Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë

Denaj u shpreh duhet të rritet dënimi për akuzën pastrim parash. Megjithatë, Ministria e Financave tha se Shqipëria ka shënuar progres në këtë aspekt. Gjithashtu, Denaj u shpreh se në fokus të qeverisë janë dhe dy fusha që lidhen me sistemin e drejtësisë, prokuroria dhe gjykata.

Struktura e posaçme OFL parashikon kontrollin e pasurive të personave që janë dënuar për vepra të rënda penale në vitet e shkuara, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre në rastet e dyshimeve. OFL është në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në këtë rast Ardi Veliu, dhe drejtohet nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale. Kjo strukturë, së bashku me drejtorin e policisë, merr fuqi ligjore që i lejojnë të anashkalojnë Prokurorinë dhe Gjykatën. Ajo ka në përbërje të saj punonjës të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Përveç aksesit në database-in e Policisë së Shtetit, OFL-ja ka akses në informacionin apo bazën e të dhënave të institucioneve publike, përfshirë sistemin TIMS. Në shënjestër paketës anti KCK janë të gjithë personat e dënuar apo që janë nën hetim për 44 vepra të rënda penale, ku përfshihen organizata kriminale, banda e armatosur, grupet kriminale, vrasjet, organizatat terroriste, rrëmbimet, pengmarrjet, trafiqet e armëve dhe të drogës, prostitucioni, vjedhjet etj. Njësia speciale e përbërë nga 50 oficerë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?