English

Anila Muçaj tregon për suksesin e luftës ndaj COVID-19 në Korenë e Jugut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

 Anila Muçaj, anëtare e një prej zyrave të këshillimit të studentëve të huaj në një universitet në Seul, tregon për Euronews Albania në Ilva Now situatën aktuale të shkaktuar nga COVID-19 në Korenë e Jugut.

- Advertisement -

“Përsa i përket masave që duhen marrë, akoma është po i njëjti nivel ndërgjegjësimi dhe të gjithë qytetarët bëjnë maksimumin”, thotë ajo.

Rastet e para aty u shfaqën në fund të Shkurtit dhe fillim të Marsit dhe brenda pak ditësh numri i të infektuarve arriti në mijëra. Pikun e rasteteve të reja e arriti me 29 Shkurt dhe vendi i 50 milion njerëzve në më pak se një javë përgjysmoi rastet dhe e njëjta gjë ndodhi në ditët në vijim.

Mëngjesin e së martës Koreja konfirmoi vetëm 76 raste të prekura, duke ruajtur një trend në rënie të rasteve të reja dhe duke mbajtur gjallë shpresat se vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 në Azi më në fund ka arritur të vihet nën kontroll. Numri total i të infektuarve arriti në 9,037.

“Një pjesë që ka ndikuar për mirë ka qenë ndjekja e të infektuarve. Pasi një person konstatohej pozitiv me virusin, bëhej e ditur ku ka qenë ai person ditë më parë dhe merreshin masa, dezinfektoheshin edhe zonat ku ai ka qenë”, tregon znj.Muçaj.

Koreja e Jugut është njëri nga dy shtetet e vetme që ka arritur ta ndryshojë trajektoren e coronavirusit. Në një kohë kur numnri i të vdekurve ka arritur në 17.365, të gjithë i kanë drejtuar sytë drejt Koresë për të marrë mësimet e duhura.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?