English

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në “arrest shtëpie” Berishën e Malltezin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest shëpie” për ish-kryeministrin Sali Brisha dhe për Jamarbër Malltezin.

- Advertisement -

Para mediave avokati Genc Gjokutaj tha se ka një mungesë të theksuar të vullnetit të Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme për kryerjen e veprimeve hetimore, sipas ligjit.

Gjokutaj theksoi se pala gjyqësore nuk pranon provat e mbrojtjes, veprim të cilin ai e cilëson shkelje flagrante e barazisë në hetim.

“SPAK e GJKKO nuk dëgjojnë, ata kanë nisur praktika anti-ligjore, anti-kushtetuese. Sot këta thonë provat që paraqet mbrojtja nuk mund t’i pranojmë, kjo është shkelje flagrante e barazisë në një debat gjyqësor dhe në hetim, ndërkohë që Prokuroria ka provat e veta. Prokuroria e GJKKO duhet ti marrë provat dhe ti administratojë ato. SPAK deri më tani është marrë me lojën e kungulleshës, detyrim paraqitje apo arrest në shtëpi. Ska asnjë provë, ose dokumentim të fajësisë”,-u shpreh avokati Gjokutaj.

Njoftimi i GJKKO

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 17.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 (disponuar mbi kërkesën me obj0ekt revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”) dhe vendimit nr. 166, datë 10.03.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?