Konkursi europian i muzikës, “Eurovision 2020”, është anuluar për shkak të pandemisë botërore që ka shkaktuar coronavirusi COVID-2019.
Faqja zyrtare “Eurovision” njofton se me keqardhje të madhe kanë vendosur të anulojnë konkursin Eurovision 2020 që pritej të mbahej në Roterdam të Holandës, më 16 maj, te arena Ahoy, e cila mban një publik prej 16 muijë personash.
“Unioni i Televizioneve Europiane, EBU, ka marrë vendimin që të mos e vazhdojë konkursin për të ruajtur shëndetin e artistsëve, stafit, spektatorëve dhe vizitorëve, si dhe për të mbajtur situatën në Holandë, në Europë e në botë sa më të qëndrueshme”, thotë njoftimi zyrtar.
Jon Ola Sand, Supervizori Ekzekutiv, tha se Eurovision do të kthehet më fort se kurrë në vitin 2021, po në Roterdam.
Vetëm një ditë më parë, Federata Norvegjeze e Futbollit konfirmoi se në këtë takim është vendosur që europiani do të shtyhet deri në verën e vitit 2021, nga data 11 qershor e deri më 11 korrik.
Po ashtu, edhe “Copa America” ka njoftuar se do t’i shtyjë ndeshjet për në verën e vitit 2021, që të luhen midis datave 11 qershor dhe 11 korrik
Si dhe:
Formula 1: Australian Grand Prix në Melburn të Australisë.
Botërori i Atletikës në Mjedise të Mbyllura, që duhej të ishte mbajtur në mars. Tani është shtyrë në mars të vitit 2021.
Gjysmë-maratona botërore në Gdynia të Polonisë është shtyrë për në 17 tetor, pasi duhej të mbahej më 29 mars, etj.
Lexo më shumë
Coronavirusi shtyn Euro 2020 dhe Copa America për në verën e vitit 2021
An official statement from the European Broadcasting Union on the #Eurovision Song Contest 2020. pic.twitter.com/b3h7akxvpF
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) March 18, 2020