Apartamente dhe garazhe, kërkohet sekuestrimi i pasurive të Selami Durakut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar këtë të mërkurë  konfiskimin e pasurive të shtetasit Selami Duraku dhe familjarëve të tij, nën dyshime se janë siguruar nga veprimtaria kriminale.

Sipas organit të akuzës pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Angli.

“Shtetasi S.D., është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

- Advertisement -

Ndërsa shtetasi V. D., është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale të “Mashtrimit, përfshirë dhe falsifikim dokumentesh”

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasve V.D. dhe S.D., dhe familjarëve të tyre, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale që ata kanë zhvilluar në Angli.

Pasuria zotërohet nga prindërit e shtetasve të sipërpërmendur si subjekt të ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara”, njofton prokuroria.

PROKURORIA KËRKON:

Konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit, të pasurive në pronësi të shtetasve R.D., e Gj.D., si më poshtë:

– Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 103.20 m2, në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.

– Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 100 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.

– Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.20 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetasit Rr.D.

– Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.40 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë, në pronësi të shtetases Gj. D.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Beleri do dënohet me burg”, Arian Çani: S’ka për t’u betuar kurrë

Gazetari Arian Çani tha se ajo që do të ndodhë me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës është politike. Ai u shpreh në një intervistë...

Turqia nis hetimet kundër 19 kompanive farmaceutike

Turqia ka nisur një hetim ndaj 19 kompanive farmaceutike për të përcaktuar nëse ato kanë shkelur ligjin e konkurrencës, thanë autoritetet turke në një...

Arian Çani paralajmëron skenarin: Do ta shihni çfarë do të ndodhë

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se Edi Rama nuk ka interes të hyjë në BE. Sipas tij, kërkesan ndaj Belerit...

TË FUNDIT

Vritet me dy plumba në kokë shqiptari në Greqi (Emri)

Thimi Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti është qëlluar me dy plumba në kokë mbrëmjen e së enjtes në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

Zyrtari i PD: Ku gaboi Greqia me çështjen e Belerit

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri tha në “Now me Erla Mëhillin” se në çështjen Beleri ka ndërhyrje politike, pasi betimi i tij duhet të...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×