English

Apeli i GJKKO jep vendimin për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin, ja nga sa dënohen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gykata e Posaçme e Apelit prish vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg.

- Advertisement -

Gjici dënohet me vendim të formës së prerë tashmë jo për ‘shpërdorim detyre’ por për ‘korrupsion pasiv’.

Edhe për Alma Kaçin u ndryshua vepra penale. Ajo u dënua në shkallën e parë për ‘prostitucion’ ndërsa Apeli vendosi ta dënojë me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e ‘korrupsionit aktiv’.

Gjici e Kaçi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke iu zbritur 1/3 e dënimit, përkatësisht 3 vite për Gjicin e 1 vit për Alma Kaçin.

Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare),  më datë 24.06.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 33 akti, datë 13.05.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit S.Gj. dhe A.K., kundër vendimit nr. 8, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Gj. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri S.Gj. me 2 (dy) vjet burgim.
  2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin S.Gj. fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të sigurisë së zakonshme.
  3. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit S.Gj. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
  4. Deklarimin fajtore të të pandehurës A.K., lidhur me kryerjen e veprës penale “Prostitucioni” parashikuar nga neni 113 parg.2, i Kodit Penal dhe dënimin e saj në bazë të kësaj dispozite me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  5. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën A.K. me 1 (një) vit burgim.
  6. Vuajtja e dënimit për të pandehurën A.K. fillon nga dita e ndalimit më datë 24.06.2023 dhe referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duhet të kryhet në një institucion të vuajtjes së dënimit për femra.
  7. Lidhur me provat materiale disponohet sipas kërkesës së Prokurorisë.
  8. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
  9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Ndryshimin e Vendimit nr. 8, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. S.Gj. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 4 vjet dhe 6 muaj burgim.
  3. Në bazë dhe për zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i caktuar ndaj Z. S.Gj. ulet me 1/3 e tij, duke mbetur përfundimisht 3 vjet burgim.
  4. Deklarimin fajtore të të pandehurës Znj. A.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 vit dhe 6 muaj burgim.
  5. Në bazë dhe për zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i caktuar ndaj Znj. A.K. ulet me 1/3 e tij, duke mbetur përfundimisht 1 vit burgim.
  6. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 8, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën tjetër të disponimeve.
  7. Shpenzimet gjyqësore të gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
  8. Kundër këtij vendimi mundet të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?