Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Bledar Zenelin.
30-vjeçari me profesion murator, u arrestua më 28 korrik 2022 me urdhër ndalimit të SPAK pasi akuzohet për nxitje të thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.
Ai pretendon se ka postuar vetëm thënie të teologëve dhe thënie të Kuranit por pas vendimit të sotëm do të vijojë të qëndrojë në qeli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohet një person për terrorizëm, thirrje pro ISIS në rrjetet sociale
- U akuzua për nxitje terrorizimi, 30-vjeçari përlotet në gjykatë: Kam cituar Kuranin