English

Apeli i infermieres nga Italia: Situata vërtetë dramatike, nuk po i numërojmë dot më të vdekurit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një infermiere nga fronti i coronavirusit në Itali thotë se virusi po i shtyn mjekët në limitet e tyre, teksa ata përballen me një numër viktimash që sa vjen e rritet.

- Advertisement -

Prej disa ditësh, Italia ka shifrat më të larta të vdekshmërisë, ndërsa të mërkurën u regjistruan 475 viktima në një ditë të vetme.

Të enjten, Roma raportoi për 427 fatalitete të reja nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total në 3,405 dhe duke tejkaluar Kinën me 150 më shumë të vdekur.  

Lombardia, rajoni i dendur që rrethon Milanon, është zona më e goditur nga virusi në Itali.

“Fatkeqësisht, nuk mund ta frenojmë situatën në Lombardi, ka një nivel ë lartë të infektimit dhe nuk as po i numërojmë më të vdekurit”, thotë Daniela Confalonieri, infermiere në spitalin e Milanos.

Më poshtë apeli i infermieres nga spitali i Milanos, Daniela Confalonieri:

Përshëndetje, jam Daniela.

Infermiere në Milano.

Dua t’ju përditësoj mbi situatën vërtetë dramatike që po kalojmë në Milano dhe Lombardi. Institucioni ku unë punoj është caktuar për pritjen e pacientëve me COVID. Jo rastet intensive, por të rëndat. Edhe ne po punojmë në një situatë emergjence totale. Problemi është se shumë prej stafit tonë janë në shtëpi pasi rezultuan pozitivë me COVID. Kjo ka lënë gjithçka në dorë të vetëm disave prej nesh. Gjëja e mirë është që kemi vendosmëri kur përballemi me realitetin e asaj që po ndodh.

Situata në Milano është e tillë sa po përfundojmë ndërtimin e këtij spitali, San Raffaele, një spital që është bërë i mundur nga dhurimet e qytetarëve, nga Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj Fedez. Do të jetë gati për pak ditë dhe do të pranojë të gjithë pacientët në kujdes intensiv nga provincat e Bergamos dhe Breshias, që janë aktualisht jashtë kontrollit.

Këtu po na vijnë dhe do të vazhdojnë të vijnë pacientë nga spitalet e atyre provincave që kanë rastet e rënda.

Po punojmë në situatë shumë stresuese dhe me presion të lartë. Tensioni psikologjik ka shkuar në qiell. Për fat të keq nuk mund ta përmbajmë situatën në Lombardi, atje ka një nivel të lartë kontaminimi dhe as të vdekurit nuk po i numërojmë dot më. Shikoni lajmet që po vijnë nga Italia dhe ndiqni si është vërtetë situata. Është e paimagjinueshme. Ju uroj më të mirat, le të vazhdojmë të buzëqeshim dhe të jemi të fortë.

 

Lexoni gjithashtu:

Makthi i coronavirusit në Itali përkeqësohet, spitalet e Bergamos të mbushur plot

Mjekja shqiptare në San Marino: Moshat më të prekura nga coronavirusi, 30-65 vjeç. Sëmundja luftohet me terapi, jo me vitaminë C

Italia tejkalon Kinën për numrin e vdekjeve, regjistrohen 427 viktima të reja

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?