English

Apeli i Posaçëm vendos sot për Gjicin, ish-kryebashkiaku në spital prej 2 muajsh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e vendimit në Apelin e Posaçëm ku SPAK nuk heq dorë për të dënuar Safet Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg, ky i fundit do ta presë vendimin në një spital privat në kryeqytet.

- Advertisement -

Burime konfirmuan se Gjici ndodhet prej 2 muajsh i shtruar në spital, për shkak të disa problemeve shëndetësore. Organi i akuzës kërkon dënimin e tij për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë për Alma Kaçin, SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 5 muaj burg. Të dy përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Prokurori nuk ishte dakord me ndryshimin e akuzës dhe uljen e dënimit që u bë nga Gjykata e shkallës së parë.

Avokati i Safet Gjicit kërkoi pafajësi kërkesa për të cilat Apeli i Posaçëm do të japë vendim këtë të hënë në orën 14:00. Në seancën e pak ditëve më parë, Kaçi nuk mori pjesë në seancë si dhe nuk u përfaqësua nga avokat, teksa togat e zeza i caktuan mbrojtës kryesisht Arben Pecin i cili kërkoi pafajësi.

Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar ish-kryebashkiakun Gjici me 3 vite burg vetëm për shpërdorim detyre me gjykim të shkurtuar.

Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg që u reduktua nga gjykimi i shkurtuar me 1 vit burg për prostitucion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?