English

Aplikim elektronik për pronat, dokumentet nga Kadastra do të merren tek noteri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

27 aplikime dhe regjistrime kadastrale që kanë nevojën e një vërtetimi noterial, tashmë do të kryhen në mënyrë elektronike nga vetë noterët.

- Advertisement -

Një marrëveshje e firmosur midis Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Dhomës Kombëtare të Notërisë, lejon shkëmbimin e informacionit në kohë reale nëpërmjet një platforme elektronike.

“Menaxhimi i të gjitha proceseve të brendshme të Zyrës së Kadastrës nëpërmjet një sistemi informatik, kuptohet që do të çojë në zero mundësinë e korrupsionit, sepse janë sistemet që do të shkëmbejnë të dhëna në kohë reale dhe që nuk do të lejojnë fenomene negative, që jemi të gjithë koshientë që janë shfaqur gjatë këtyre viteve”, është shprehur Mimoza Sadushaj, kryetare e Dhomës Kombëtare të Noterisë.

Qytetarët mund të marrin menjëherë nga noterët çertifkatat e pronësisë, kopje të hartës kadastrale, të regjistrojnë kontrata shit-blerje pronash etj, pa qenë nevoja të presin në sportelet e Kadastrës. Drejtori i Kadastrës Artan Lame tha se do u garantohen qytetarëve shpejtësi, saktësi dhe pastërti në shërbim.

“Saktësia në shërbimë, më shumë ta themi haptazi është barra jonë, është barra e Kadastrës me gjithë problemet e mbartura këto tre dekada. Bashkëpunimi është i domosdoshëm, qoftë informacioni që japim ne si kadastër, dhe që ja japim qoftë qytetarit, qoftë institucioneve të tjera, qoftë insitutcionit të noterëve”, tha z. Lame.

Ky shkëmbim do sjellë transparencë informacioni për qytetarët për ecurinë e dokumenteve të tyre. Një ndihmesë do të japë edhe ligji për proceset tranzitore të pronësisë që pritet të finalizohet në fund të janarit. Ky ligj do të riformatojë procesin e mbetur të legalizimit dhe regjistrimin e tokave bujqësore. Pyetur nga mediat, Lame tha se pronarët e banesave të dëmtuara që ishin në proces legalizimi nuk duhet të shqetësohen.

“Ka të bëjë me krijimin e gjithë informacionit të mundshëm, për të gjitha objektet që janë në këto, pra, janë legalizuar apo nuk janë legalizuar, janë të ligjshme apo jo të ligjshme, janë ndërtime të vjetra apo janë pallate, për ti përfshirë të gjitha në process”, ka shtuar Drejtori i Kadastres.

Por janë edhe banesa të paregjistruara të cilat nuk do të përfitojnë sepse nuk ekziston asnjë dokument rreth pronësisë së tyre. Për këtë Lame tha se ka ardhur koha që qytetarët të regjistrojnë pronat e tyre.

1 COMMENT

Comments are closed.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?