English

Aplikimet online për dëmet e tërmetit, banorët të pakënaqur me vlerësimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërsa kanë mbetur rreth 10 ditë nga afati për mbylljen e aplikimit online për rindërtimin, ka nga ata qytetarë që ende nuk e dinë se çfarë është ky proces. Zyra Kaziu, banore e Prezës na thotë se, ësthë e paqartë se çfarë duhet të bëjë për të përfituar nga rindërtimi.

- Advertisement -

“Na tha një gocë një ditë shkoni aplikoni. Asgjë nuk kemi bërë, as bonus qiraje”, shprehet Zyra Kaziu, banore në Prezë.

Një tjetër banore e Prezës, Dije Koxheri nuk ka pranuar ta bëjë aplikimin online pasi pretendon se demi nuk është vlerësuar në masën e duhur

“Kam bërë një kërkesë të dytë se nuk isha e kënaqur, ma kishin shkruar Ds2, dëmtim i lehtë. Aty thotë i pabanueshëm, kur pyes në komunë e kishin shkruar dëmtim i lehtë. Ata thonë se do të japin 1 milion, 3 milionë lekë. A rregullohet shtëpie me aq? Të jetë për 1 milion, i marr borxh e rregulloj. Prandaj e kam lënë se nuk kam mundësi se me qenë e rregulloj vetë”, tregon Dije Kozheri, banore e Prezës. Që prej 26 nëntorit, 5 anëtarë të familjes Koxheri jetojnë në çadër në oborrin e shtëpisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?