English

Aplikimi i teknologjisë 5G në mjekësi, Alma Idrizi: Janë kryer shumë operacione të sukseshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teknologjia 5G pritet të ketë një impakt pozitiv edhe në mjekësi, ku ndihma e një ose më shumë mjekëve mund të jetë thelbësore, edhe nëse këta të fundit nuk janë fizikisht të pranishëm, por e drejtojnë ndërhyrjen kirurgjikale në distancë.

- Advertisement -

Krahas zhvillimeve që ka njohur bota, edhe në Shqipëri ka nisur të zgjohet interesi për të aplikuar këtë teknologji, prej të cilës pritet të këtë shumë avanatazhe si në punën e mjekëve ashtu edhe për shëndetin e pacientëve.

Për këtë  zhvillim të ri në fushën e teknologjisë mjekësore ka folur edhe zv.Rektorja e Universitetit të Mjekësisë Znj. Alma Idrizi. E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Idrizi renditi përfitimet që do të sjellë kjo mënyrë e re e të bërit mjekësi.

Ajo tha se mjekësia dhe teknologjia shkojnë gjithmonë bashkë duke përmirësuar njëra tjetrën.

“Mjekësia dhe teknologjia në dekadën e fundit kanë bërë një rrugëtim të suksesshëm për faktin se mjekësia është një ndër fushat, ku teknologjia ka shfaqur prioritetin e saj, dhe në këtë kuadër edhe operacionet në këtë distancë apo ato të realizuara nëpërmjet robotit, robotit të famshëm “Da Vinci”,  që njihet në mbarë botën kanë qenë mjaft të suksesshme.  Janë arritur të kryhen operacione jo vetëm duke ndjekur mjeku nga prapa xhamit dhe nëpërmjet një telekomande komandon krahët e  robotit, i cili është i pajisur me mjete kirurgjikale”-u shpreh zv.Rektorja e Mjekësisë.  

Sipas Zv.Rektores së Universitetit të Mjekësisë me teknologjinë e re janë kryer operacione ne distancë, ndërsa për këtë solli edhe një shembull konkret.

“Por, këto intervente kanë arritur të kryhen dhe nga njëri qytet në qytetin tjetër në distancë apo edhe nga një shtet në tjetrin. Rasti i parë është kryer në Amerikë, nga  Amerika në Paris një operacion në ditën kur ranë Kullat Binjake në Nju Jork, por vëmendja u përqendrua në këtë fakt dhe u harrua ky intervent mjaft i suksesshëm”-theksoi ajo.

Por çfarë dobie ka kjo teknologji për mjekët dhe pacientët,  për këtë znj. Idrizi dha këtë përgjigje: “Përdorimi kësaj teknologjia ka bërë që mjekët të kursejnë kohën e tyre të vlefshme, por gjithashtu edhe pacientët të kenë më pak komplikacione nga këto operacione robotike”- pohoi ajo.

Fushat mjekësore, të cilat përdorin më shpesh këtë lloj teknologjie janë urologjia dhe obstetrika.

“Aplikimi i tyre është bërë sidomos në fushën e urologjisë, obstetrikës dhe në operacionet e trurit. Madje në Spanjë para disa vitesh u arrit të realizohet transplanti i veshkës nëpërmjet robotit, një operacion i suksesshëm.”- shtoi Idrizi.

 Ajo në fund u ndal edhe tek hapat që janë ndërmarrë në Shqipëri. Sipas Idrizit, kohët e fundit janë futur në vendin tonë shumë pajisje të teknologjisë mjekësore.

“Ne jemi dëshmitarë të futjes së teknologjive të reja në fushën e imazherisë. Madje sot po flitet për influencën e inteligjencës artificiale, pikërisht në fushën e imazherisë për skanimin e shumë imazheve në pak sekonda, dhe shfaqjen e tyre para mjekëve dhe pa u lodhur pa u lodhur për të parë imazhin  e grafive të shumta”- theksoi mes tjerash, zonja Alma Idrizi.

 Ajo tregoi gjithashtu edhe përgatitjet që ka bërë vetë Universitetit i Mjekësisë në Tiranë, konkretisht rreth aplikimit të kësaj teknologjie.

“Ne si Universitet i Mjekësisë kemi aplikuar si partner në një projekt të iniciuar nga një universitet në Selanik, ku bëjnë pjesë edhe universitetet nga Gjermania dhe Bullgaria e Austria për përdorimin e Inteligjencës artificiale në fushën e imazherisë dhe shpresojmë që ky projekt të jetë fitues dhe të përfitojnë  mjekët shqiptarë”- shtoi ajo.

Në fund zonja Idrizaj foli edhe për interesin që kanë studentët e mjekësisë në lidhje me këtë hap revolucionar.

“Interesi i tyre është shumë i madh, pa harruar edhe librin. Ata sot janë përqendruar bibliotekën dixhitale ku ka mijëra tekste. Ata janë të nxituar edhe për idetë e reja. Ata janë brezi i teknologjisë së avancuar shumë”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?