Vaksinimi ndaj gripit sezonal po vijon në të gjitha qendrat shëndetësore në vend.
Sipas një raporti të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik, deri në 10 nëntor janë aplikuar 169.008 doza të vaksinës antigrip nga 280 mijë të siguruara nga shteti shqiptarë për t’jua ofruar falas grupeve në risk.
Kjo sasi përbën mbi 60% të totalit të vaksinave të disponueshme.
Edhe pse ritmi i vaksinimeve nuk është si në javët e para, sërish në poliklinikë ka qytetarë që e aplikojnë atë.
Interesi më i lartë për të vaksinuar është tek moshat mbi 60 vjeç.
Berati është qarku me numrin më të lartë të personave të vaksinuar përkundjet gripit. Sipas të dhënave të ISHP ky qark ka aplikuar 68,13 % e të vaksinave në dispozicion, pasuar nga Gjirokastra me 67,18% dhe Dibra me 66,6%. Nga ana tjetër Shkodra dhe Lezha janë dy qarqet me përqindje më të ulët të vaksinimit.
Në një kohë që ekspertët kanë izoluar grip në qarkullim, apelojnë që të mos ndalet vaksinimi, veçanërisht për kategoritë e riskut, ku përfshihen të sëmurë kronikë, persona obezë, ata me imunitet të kompromentuar, fëmijët dhe të moshuarit.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Janë ezauruar 47% e vaksinave kundër gripit” Tomini: Interesi vijon të jetë i lartë
- Shtohen virozat e stinës në Gjirokastër, bluzat e bardha apel për vaksinën antigrip