Kompania amerikane e teknologjisë Apple planifikon të zhvendosë prodhimin e të gjithë iPhone-ve për tregun amerikan në Indi deri në fund të vitit të ardhshëm.
Apple është përpjekur të diversifikojë zinxhirët e saj të furnizimit në të kaluarën, por tani synon ta përshpejtojë këtë proces, raporton “Financial Times” (FT) duke cituar burime anonime të informuara.
Kompania Cupertino dëshiron të përshpejtojë daljen e saj nga Kina për të zbutur rreziqet që rrjedhin nga tarifat dhe tensionet gjeopolitike.
Në praktikë, kjo do të thotë se Apple do të duhet të dyfishojë prodhimin e saj vjetor të iPhone në Indi në më shumë se 80 milionë pajisje, shtuan burimet.
Kompania në Shtetet e Bashkuara shet më shumë se 60 milionë iPhone në vit, që është afërsisht 28 për qind e shitjeve të saj globale.
Agjencia e Nju Jorkut raportoi në fillim të këtij muaji se Apple prodhoi 22 miliardë dollarë iPhone në vitin fiskal deri në mars 2025, një rritje prej gati 60 për qind krahasuar me vitin e kaluar fiskal, raporton Bloomberg.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bashkimi Evropian shtyn gjobat për Apple dhe Meta
- Tarifat ndaj Kinës, kompania Apple do të investojë 500 miliardë dollarë në SHBA