English

Arben Meçe: Në Tiranë problem janë shtëpitë e vogla, jo kullat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Inxhineri Arben Meçe deklaroi se problem në kryeqytet, janë shtëpitë e vogla, të cilat sipas tij, kanë krijuar probleme me rrjetin urban.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, Meçe solli shembullin e “Rrugës së Kavajës” dhe “Rrugës së Durrësit”, ku theksoi se për të kaluar nga njëra rrugë te tjera, duhet të kalosh në qendër, pasi midis dy rrugëve, hapësirat janë zënë nga shtëpitë e vogla.

Meçe nënvizoi se rirubanizimi historik periudhës otomane në Tiranë, ka bërë që rrjeti urban të jetë i pamundur sot, pa bërë industrializim me ndërtimin e kullave.

“Problemi është urban. Pse? Ne kemi një problem në Tiranë, që është i trashëguar prej kohësh. Ne kemi një rrjet urban të tillë, që të gjithë trafikun, si rrjedhim i atyre ndërtimeve të bëra kakofoni, në gjithë pjesën jashtë Unazës së Madhe ku nuk ka as rrugë të brendshme, ku shtëpitë e vogla kanë bllokuar çdo lloj komunikimi. Të gjithë këto flukse, detyrohen të vijnë në qendër.

Gjëja kryesore që bëhet, është që të lidhësh “Rrugën e Durrësit” me “Rrugën e Kavajës”, që një person që kërkon të kalojë nga njëra rrugë nga tjetera, të mos vijë në qendër, por është i detyruar të shkojë në qendër. Këtë problem ka Tirana. Rirubanizimi historik i asaj periudhe otomane në Tiranë, ka bërë që rrjeti urban të jetë i pamundur sot, pa bërë këtë industrializim”, tha inxhinieri.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?