English

Ardi Veliu kalon vetingun, në pikëpyetje kreu i Gardës së Republikës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kjo e premte ishte një ditë e ngjeshur sa i takon ventingut në polici. Kryepolici Ardi Veliu u konfirmua në detyrë së bashku me drejtorin e antiterrorit ndërsa vendimi për komandantin e gardës u shty. Me probleme sa i takon pasurisë rezultoi edhe Artan Shkëmbi, i cili kandidon edhe për postin e drejtorit të byrosë kombëtare të hetimit.

- Advertisement -

Ardi Veliu u konfirmua në detyrë nga komisioni i jashtëm i vlerësimit. Kryepolici rezultoi pa probleme në të 3 komponentët e vlerësimit ndërsa për komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako nuk pati një vendim.

KJV-ja tha se do të zhvillojë një seancë tjetër pasi subjekti të paraqesë prova të reja lidhur me justifikimin e pasurisë që faktojnë pretendimet e tij. Në detyrë u konfirmua edhe drejtori i antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano ndërsa para komisionit doli në seancë dëgjimore Artan Shkëmbi, drejtor i hetimit në policinë kriminale.

Shkëmbi është një prej 18 kandidatëve të kualifikuar në garën për postin e drejtorit të byrosë kombëtare te hetimit por në gjetjet e komisionit ai rezultoi me probleme sa i takon pasurisë dhe informacioneve se ka qenë punonjës operativ i ish-Sigurimit të Shtetit.

Ardi Veliu u emëruar kreu i Policisë së Shtetit me propozim të ministrit të Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafaj.  47-vjeçari vjen nga një karrierë e gjatë në polici. Ndërsa në periudhën 2007-12013, Veliu nuk ka qenë pjesë e Policisë, por ka punuar në Policinë Bashkiake në Vlorë.

Drejtori i Policisë me miratimin e aktit normativ nga qeveria, i njohur si paketa anti-KÇK merr kompetenca ekstra sa i takon luftës kundër krimit të organizuar pasi do të jetë drejtuesi i të gjitha operacioneve të OFL-së.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?