Argjentina ka mposhtur Australinë me rezultatin e ngushtë 2-1. Ndeshja ka qenë tepër intensive dhe nuk ishte një Argjentinë perfekte ndaj Australisë, ku të kaltërit e Scalonit kanë fituar me vështirësi.
Goli i parë erdhi në minutën e 35, ku Messi përballë tre kundërshtarëve dërgon topin mjeshtërisht në rrjetë.
Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të Argjentinës, ku në minutën e 57, De Paul dhe Alvarez ushtrojnë presion në zonën e kundërshtarit duke bërë që portieri të humbas topin dhe Alvarez e dërgon në rrjetë.
Befasia vjen në minutën e 77, ku Australia e palodhur gjen golin e ngushtimit të rezultatit, ku goditja e kryer devijohet nga Ferndandez dhe shkon në rrjetë.
Me këtë fitore, Argjentina dhe Messi kalojnë në fazën çerekfinale, ku do të gjejnë përballë Holandën.