English

Arjan Tase priste të ngrihej në detyrë, thotë ish-deputeti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi në një intervistë për Euronews Albania tha se ish-efektivi i policisë Arjan Tase që përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë priste të ngrihej në detyrë.

- Advertisement -

Murrizi tregoi se kishte informacione se Tase priste të emërohej shef antidroge në Elbasan ose shef komisariati në Himarë.

“Kishte ngrënë një goditje për shkak të një akuze për të cilën u pezullua nga detyra, por prokurori i tij ishte ai që u arrestua dhe çështja ndaj tij u mbyll”, tha Murrizi.

Më 2 gusht, ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Avdia, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf në plazhin e Potamit në Himarë.

Ai ishte efektiv policie dhe u përjashtua nga rradhët e policisë nga Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin Arjan Tase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×