English

Arkëmorti i Kryepeshkopit Anastas mbërrin sot në Tiranë, rrugët që bllokohen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos pritet të mbërrijë sot në Tiranë. Për këtë policia ka paraqitur një plan masash ku ka njoftuar rreth rrugëve që do të bllokohen.

- Advertisement -

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të bëhen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Në zbatim të këtyre masave, nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:

– segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

– ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

– ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë.

Gjithshtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve, për respektimin dhe zbatimin e masave kufizuese. Shërbimet e Policisë do të jenë të planëzuar me shërbim në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së tyre dhe shmangien e trafikut.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?