English

Armiku publik nr 1, ky është virusi që po sulmon botën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kjo është një pamje grafike që paraqet formën e coronavirusit që ka pushtuar të gjithë planetin, duke infektuar më shmë se 180 mijë persona.

- Advertisement -

Deri të martën e datës 17 mars, 2020, numri i personave të vdekur nga ky virus është 7165.

Grafika është krijuar nga Reuters, duke u bazuar në imazhet që nxori Qendra Amerikane për Kontrollin  dhe Parandalimin e Sëmundjeve në fillim të muajit mars.

Emri i saktë i virusit është SARS-CoV-2. Sëmundja që shkakton quhet Coronavirus Disease 2019, ose shkurt COVID-19.

Ky është një coronavirus i ngjashëm me ato që përhapin sëmundje të tjera, që nga gripet më të zakonshme e deri te SARS-i vdekjeprurës që u përhap në Azi në fillim të këtij shekulli.

Përmasa e SARS-CoV-2 është sa 200 të miliontat e një milimetri. E shpjeguar ndryshe, duhet të bashkohen 50 mijë grimca të këtij virusi që të bëhen sa një majë gjilpëre e të shihet nga syri i njeriut.

Virusi e ka sipërfaqen të mbuluar me proteina në formë kunjash, të cilat i japin pamjen si prej kurore.

Ekspertët janë duke u përqendruar te këto kunja me përpjekjet për të krijuar një vaksinë.

Nëse gjejnë vaksinën që do t’i mësojë trupit si ta identifikojë virusin e pastaj ta shkatërrojë, sëmundja do të mposhtet në kohën e duhur.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×