English

Arrestimi i 38-vjeçarit që po blente vota për PD, reagon ashpër Berisha: Inskenime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Katër ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për 11 majin, u shënua dhe arrestimi i parë për korrupsion aktiv në zgjedhje. Një 38-vjeçar nga Lushnja, i identifikuar si Marin Leka, u arrestua pasi i kishte premtuar 50 mijë lekë një qytetari, në këmbim të votës për Partinë Demokratike.

- Advertisement -

Në lidhje me lajmin e bërë publik nga Policia e Shtetit, ka reaguar dhe kreu i partisë Demokratike Sali Berisha, i cili e ka cilësuar arrestimin si një simulim të fabrikuar nga drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni, dhe Ardi Veliu.

Ai e krahasoi rastin e 38-vjeçarit në Lushnjë të njashëm me arrestimin e Belerit në zgjedhje lokale.

“Po të garantoj mijë për mijë, kjo është si rasti i Belerit, këto janë simulime sepse është e tëra e organizuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve sepse e dinë që fluturojë atje ku e meritojnë pas datës 11 maj, dhe të garantoj se sapo të mësoj emrin e personit që ka marrë pjesë, përjashtohet në mënyrë përfundimtare nga PD.

Përjashtohet si agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i policisë kriminale, nëqoftëse është njëri që e ka bërë.

Pra ai që e ka bërë, unë do ta përjashtoj nga PD si njeri të rekrutuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu. Se e kanë si ekspertë të sigurimit të shtetit të vjetër”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?