Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Në sajë të operacionit të zhvilluar nga komisariati nr. 6 i policisë në Tiranë, 3 të rinj u vunë në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre u sekuestruan sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.
“Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kanabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht”, sqaron policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- 20 kg kokainë në vazo me lule, arrestohet ish-kreu i bashkisë Vorë
- 8 grupe kriminale veprojnë në 3 qytete, arrestohen 18 persona