English

Arrestohen dy vëllezër për kultivim narkotikësh, procedohet babai për moskallëzim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër në fshatin Laknas, të cilët dyshohet se kishin përshtatur banesën e tyre për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 20 bimë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, si dhe pajisje të specializuara për ndriçim dhe ventilim.

- Advertisement -

Gjatë aksionit, u arrestuan Shkëlqim Matraxhi 38 vjeç dhe Fatmir Matraxhi 28 vjeç, të cilët ishin përgjegjës për kultivimin e bimëve në banesë. Po ashtu, babai i tyre, shtetasi me iniciale Z. M., 66 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për moskallëzim, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë e paligjshme.

Në vijim të hetimeve, u arrestua gjithashtu punonjësi i OSHEE-së, Endrit Paja 29 vjeç, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kishte favorizuar veprimtarinë kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?