Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë arrestuar një 24-vjeçar për armëmbajtje pa leje gjatë disa kontrolleve të zhvilluara në zona të ndryshme të Tiranës.
Në rrugën “Xhanfize Keko”, policia ndaloi një automjet tip “BMW” që drejtohej nga Muhamet Nika 24 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë supi u gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar dhjetëra automjete dhe shtetas, ndërsa kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pamje të rënda| Momenti kur persona të maskuar rrahin me leva biznesmenin në Tiranë
- Plagosi me armë zjarri një 40-vjeçar, Policia shpall në kërkim autorin e dyshuar