English

Arrestohet 39-vjeçari që masakroi me çekiç dhe thikë të moshuarin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka arrestuar autorin e vrasjes së 82-vjeçarit Paulin Gina, i cili u gjet i masakruar me thikë në banesën e tij në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar.

- Advertisement -

Sipas një njoftimi zyrtar, autori i ngjarjes së rëndë është fqinj i viktimës, 39-vjeçari Fatjon Jani.

Viktima u godit me thikë, për motive ende të paqarta, dhe mjetet e krimit u fshehën nga autori. Ai gjithashtu mbylli derën e banesës së viktimës me çelës nga jashtë për të shmangur zbulimin e krimit. Pas disa orësh hetimesh të intensifikuara, Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, arriti të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorin.

Policia kreu një kontroll në banesën e autorit të dyshuar, ku u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 2 thika, 1 çekiç, dhe veshje të mbushura me gjak, të cilat dyshohet se i ka përdorur autori gjatë kryerjes së krimit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?