Arabia Saudite ka arrestuar dy anëtarë të lartë të familjes mbretërore saudite, Princin Ahmed bin Abdul–aziz, vëllai më i vogël i mbretit Salman dhe Mohamed bin Nayef, nipi i mbretit. Dy burime me njohuri për këtë çështje konfirmuan arrestimin e tyre për agjencinë e lajmeve “Reuters”.
Princi i kurorës, Mohamed bin Salman, djali i mbretit Salman, sundimtari ‘de fakto’ i eksportuesit më të lartë në botë të naftës dhe aleati kryesor i SHBA, është zhvendosur për të konsoliduar pushtetin që prej rrëzimit të kushëririt të tij, Mohamed bin Nayef, si trashëgimtari i fronit në një grusht shteti të pallatit në 2017.
Ai arrestoi disa mbretër në një fushatë antikorrupsion po atë vit.
Një burim tha se arrestimet u kryen të Premten, megjithatë Reuters nuk arriti të zbulonte dot arsyet e arrestimit. Wall Street Journal raportoi arrestimet e dy mbretërve më herët gjatë së premtes. Në artikull shkruhej se ato lidheshin me një përpjekje të pretenduar për grusht shteti.