Punonjësi i policisë 55-vjeçar Pali Pjetërgjokaj është arrestuar këtë të hënë në Tiranë. Ai është kapur në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Njoftimi i policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.
Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-deputeti ngre dyshime që Faton Hajrizi të jetë vrarë: Pse mund të jetë inskenim
- Mbyllen hetimet për videon e dhunës mes Elias dhe Princ Lekës, kush e shpërndau