Gazetarja italiane Cecilia Sala, e cila raportonte nga Irani, u arrestua më 19 dhjetor nga autoritetet policore të Teheranit, tha të premten ministria e jashtme italiane.
Sala, 29 vjeç, e lindur në Romë, është korrespondente e së përditshmes italiane “Il Foglio” dhe gjithashtu ka podkastin e saj.
Farnesina tha se “me urdhër të Ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ambasada dhe konsullata italiane në Teheran po ndjekin rastin me vëmendjen më të madhe që nga fillimi i tij.
“Në koordinim me (zyrën e Kryeministrit Giorgia Meloni), Farnesina ka punoi me autoritetet iraniane për të sqaruar situatën ligjore të Sala dhe për të verifikuar kushtet e ndalimit të saj.
“Sot, ambasadorja italiane Paola Amadei zhvilloi një vizitë konsullore për të verifikuar kushtet dhe gjendjen e ndalimit të zonjës Sala.
Familja është njoftuar me rezultatet e vizitës”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Meloni flet për kërcënimin rus: Duhet mbrojtje më e fortë e kufijëve të BE
- Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play