English

EMRAT| Arrestohen për krim zgjedhor kreu i Zjarrfikëses së Cërrikut dhe 4 të tjerë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, Artion Taçi është arrestuar për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh.

- Advertisement -

Ai është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit pas një hetimi disa mujor.

Bashkë me të janë arrestuar 2 zjarrfikës, përgjegjësi i OSHE në Cërrik dhe një punonjës i Tatim-Taksave në bashki.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas kanë lëshuar vërtetime të falsifikuara për subjekte biznesi që kishin detyrime të pa paguara në bashkinë e Cërrikut dhe se kanë marrë pjesë në fushatën e procesin zgjedhor të 14 majit, në një kohë që ligji e ndalon.

Emrat e personave të arrestuar

Agiano Dinoshi, banues në Cerrik.

Adnand Xhelili, banues në Cerrik

Alban Shima, Bashkia Cerrik

Armand Gjoka, banues në Cerrik,

Artjon Taçi, i datëlindjes 08.04.1987, banues në Cerrik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?