English

Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është arrestuar ditën e sotme sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

- Advertisement -

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se arrestimi i zyrtares së lartë është bërë  me urdhër të SPAK dhe ajo akuzohet për veprën penale të korrupsionit.

Rasti është hetuar nga vetë kreu i SPAK Altin Dumani

Detaje të reja pritet të mësohen në vijim se për cilin rast akuzohet zyrtarja. 

Megjithatë, akuzat ndaj këtij institucioni kanë qenë të shpeshta. Rasti i fundit ishte kallëzimi penal që bëri në SPAK, Kontrolli i Lartë i Shtetit për 10 zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë për koncesionin të laboratorëve të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes, si dhe për tenderin e blerjes së monitorëve për pacientët me Covid.

Gjithsesi, rasti për të cilët akuzohet sekretarja e përgjithshme, Joana Duro pritet ende të konfirmohet nga SPAK.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×