English

Arrihet kompromisi, naftëtarët e Ballshit ndërpresin grevën e urisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit i kanë dhënë fund grevës së urisë, e cila zgjati për më shumë se dhjetë ditë. Euronews Albania ka mësuar se ndërprerja e grevës së urisë ka ardhur pas arritjes së marrëveshjes mes kompanisë që administron uzinën e Ballshit dhe punëtorëve të saj.

- Advertisement -

Kompania që administron rafinerinë e Ballshit “Tosk Energy” ka paguar tri paga të prapambetura të naftëtarëve përgjatë muajve tetor-dhejtor të 2019. Nga ana tjetër, punonjësit e rafinerisë pretendojnë se nuk kanë marrë pagat prej dy vitesh, ndërsa kompania ka theksuar se nuk mban përgjegjësi për atë që ka bërë administratori i mëparshëm.

Reagimet dhe akuzat e shoqërive

Administratori dhe partneri i Shoqërive “Tosk Energji” SHA dhe “Bylis Energji” SHA, Blerim Hoxha, ka reaguar pak ditëmë parë për grevën e punëtorëve në rafinerinë e Ballshit, ku dhe ka hedhur akuza të forta ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania”.

Me anë të një letre drejtuar punonjësve të rafinerisë së Ballshit, administratori Hoxha ka renditur arsyet reale, që sipas tij, kanë çuar në mbylljen e veprimtarisë së rafinerisë së naftës në Ballsh. Në letër, administratori i “Tosk Energji” SHA dhe “Byllis Energji”  thekson se “Bankers” nuk ka respektuar kontratën për furnizim me 50 mijë tonë naftë bruto/muaj, duke ofruar më pak se gjysmën e saj dhe duke i shkaktuar shoqërisë humbje miliona dollarë.

Por, pretendimet e amdinistratorit të “Tosk Energji” SHA dhe “Bylis Energji” janë hedhur poshtë nga “Bankers Petroleum Albania”.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Bankers Petroleum Albania thekson se i mirëkupton shqetësimet e punonjësve të rafinerisë, por shton se kjo situatë nuk është shkaktuar nga veprimet apo mosveprimet e saj. Mes tjerash, Bankers bën me dije se ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës për shpifje bazuar në deklaratat e rreme, që sipas saj, janë bërë nga përfaqësuesit e “Tosk Energy & Bylis Energy” në të kaluarën.

Pavarësisht akuzave të ndërsjella, sot naftëtarët kanë marrë garanci nga kompania, e cila administron rafinerinë e Ballshit se do të marrin pagat e prapambetura. Euronews Albania e ka ndjekur nga afër këtë çështje duke sjellë të gjithë zërat, por edhe palët e përfshirë në këtë debat shoqëror. Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë kryer vazhdimisht protesta duke kërkuar të drejtat e tyre, që sipas tyre, janë dhunuar vazhdimisht nga shoqëritë që kanë pasur nën administrim rafinerinë në fjalë.

Lexoni gjithashtu:

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit dalin në protestë, shoqëritë akuzojnë njëra-tjetrën

Zv. Ministri Ilir Bejtja: Nuk mund ta detyrojmë Bankers të furnizojë rafinerinë e Ballshit me naftë

Administratori i rafinerisë së naftës në Ballsh, Grubi: Shteti të ndërhyjë që Bankers të mos nxjerrë jashtë vendit të gjithë naftën

Naftëtarët e Ballshit në Euronews Albania: Nuk duam lëmoshë, kërkesat tona janë bazike

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?