English

Arrihet marrëveshja për krijimin e qeverisë së re në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re. Marrëveshja mes dy partive më të votuara në zgjedhjet e fundit parlamentare është nënshkruar ditën e dfjeshme, ndërsa sot  pritet votimi i qeverisë së re.

- Advertisement -

Pjesë e marrëveshjes është pakti që LDK të ketë kryetarin e Parlamentit, ndërsa posti i Presidentit nuk është përfshirë, duke u caktuar që të zgjidhet si çështje në një moment tjetër.

Dy liderët, Albin Kurti dhe Isa Mustafa dolën dje në një deklaratë të përbashkët për mediat pas arritjes së marrëveshjes duke e cilësuar paktin në interes të Kosovës.

Në fjalën e tij, Kurti u shpreh se “procesi nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë i sigurtë”. “E kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha përveç harmonizimit të programit”, u shpreh z. Kurti.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se marrëveshja është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në Kosovë.

“Kemi ardhur bashkërisht në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të Kosovë. Urojmë që qeveria të jetë e suksesshme dhe të realizojë pritshmërinë e qytetarëve”, deklaroi z. Mustafa.

Qeveria e re pritet të ketë 15 ministra dhe 33 zv.ministria, duke qenë në numër qeveria më e vogël në Kosovën e pavarur.

I pyetur se çfarë do të ndodhi me postin e Kryetarit të Parlamentit, Kurti tha se, nesër VV do të propozojë si emër të LDK-së për t’u zgjedhur në këtë post. “Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqjen, ai do të jetë pjesë e ekzekutivit”, tha Kurti.

Ndërsa Isa Mustafa nga ana tjetër u shpreh se, në marrëveshjen e nënshkruar sot mes LDK dhe VV nuk përfshihet Presidenti.

“Për sa i përket Presidentit, ne jemi marrë vesh që të mos jetë pjesë e marrëveshjes që kemi nënshkruar sot, të jetë një çështje që do ta zgjidhim në kohën që është e domosdoshme që të zgjidhet”, deklaroi z. Mustafa.

Teska është në pritje të formimit të qeverisë, Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, z. Albin Kurti ka folur sot në Kuvend, ndërsa tha se qeveria e re do të punojë për të garantuar një të ardhme të mirë për qytetarët e saj.

Ai theksoi qeveria e re do të punojë për zhvillimin e sektorëve vitalë për ekonominë e Kosovës. Lideri i Vetëvendosjes dhe njëherësh kreu i ekzekutivit kosovar u ndal tek largimi i të kualifikuarve. Sipas tij, Kosova sot po përballet me largimin e profesionistëve dhe me ikjen e trurit, ku shtoi se ky fenomen duhet të frenohet sa më parë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?