English

Arriti në fundjavë kuotën e 100 lekëve, bie sërish euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një euro këmbehet sot në tregun valutor për 99 lekë. Në raport me fillimin e vitit 2024, kur monedha europiane këmbehej me 103.4 lekë, rënia vlerësohet rreth 4.4 pikë.

- Advertisement -

Kjo prirje tregon se, për shkak të ofertës së lartë të euros në treg, zhvlerësimi ka qenë i pashmangshëm. Kjo ofertë ka ardhur nga turizmi, remitancat, investimet e huaja dhe burimet informale gjithashtu.

Në shifra, në vitin 2024, ishin 1.4 miliardë euro investime nga jashtë, 1.2 miliardë euro nga bilanci neto i turizmit dhe 900 milionë euro remitanca. Po ashtu, edhe shpenzimet e buxhetit të shtetit ishin 7.2 miliardë euro, të cilat rritën qarkullimin e parasë dhe ndikuan në kërkesën për lekë.

Gjatë ditëve të fundit, monedha europiane preku një rritje të shpejtë, duke u këmbyer me 100 lekë, por po rikthehet sërish në ciklin e lirë.

Nëse prirja vazhdon, euro mund të zhvlerësohet më tej, megjithatë, nëse eksportet dhe kërkesa për investime dhe tregti rriten, ajo mund të stabilizohet e madje të forcohet edhe më tej.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?