Arsenal ka arritur që të mundë me rezultatin 2-0 skuadrën e Portsmouth në takimin e FA Cup, duke arritur kualifikimin për në çerekfinale. Ndonëse një kundërshtar i lehtë në letër, nuk ka rezultuar kështu për skuadrën e Mikel Artetës, që iu desh të mundohej shumë për të çarë mbrojtjen e skuadrës vendase.
Goli i parë erdhi në limitet e 45 minutave të para. Sokratis u tregua i saktë nga brenda zone pas një harkimi nga krahu i djathtë duke i dhënë avantazhin topçinjve, të cilët në pushim ishin më të qetë. Në fillimin e pjesës së dytë skuadra e Artetës shënoi dhe golin e dytë me anë të këtij, duke bërë që të festonin dhe një herë tifozët miq.
Kupa mund të jetë shpëtim i Arsenalit këtë sezon, pasi në kampionat skuadra e topçinjve ndodhet në vendin e 10-të në kampionat dhe ka hasur mjaft luhatje gjatë këtij edicioni.