English

Arsenali bind dhe fiton, Union Berlin nuk ndalet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arsenali nuk ndalet në kampionatin anglez, ku ka fituar ndaj Brentfordit me rezultat 0-3 dhe qëndron në krye të tabelës së klasifikimit. Saliba, Jesus dhe Vieira ishin protagonist të suksesit të radhës për ekipin e Artetës. Sukses kanë arritur poashtu Manchester City dhe Totenhemi.

- Advertisement -

Të besuarit e Guardiolës nuk e vendosën për asnjë çast në dyshim fitoren, duke mbajtur dhe portën të paprekur. Koreanojugori Son ishte heroi i skuadrës londineze Totenhem duke shënuar një tripletë ndaj Leisterit. Pjesa e parë përfundoi në barazpeshë 2-2, ndërkohë në të dytën u vulos rezultati 6-2.

Javën e ardhshme luhet derbi i Londrës mes Arsenalit dhe Totenhemit.

Union Berlin mund të konsiderohet surpriza e kampionatit gjerman, ku deri më tani nuk ka pësuar asnjë humbje. Skuadra e Fisher udhëheq Bundesligën me 17 pikë. Bayerni po i largohet kreut javë pas jave, ndërkohë që pozita e trajnerit është e lëkundur, ku një rezultat negative ndaj Leverkusenit do të çonte dhe në shkarkim të tij.

Dortmundi është rikthyer tek fitorja, ndërsa Lajpcigu nuk ia doli dot të merrte pikë në fushën e vështirë të Gladbahut.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×