English

Arsenali i armëve në vilën në Tiranë, shpallet i pafajshëm Fatjon Murati

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Fatjon Muratai ndërsa ka dënuar me 7 vite e 6 muaj, Kristjan Gjinin, ku nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 5 vite, lidhur me bazën e armëve të zbuluara në një vilë në periferi të Tiranës. Ndërkohë Franceska Kolgjegja, u dënua 90 për punë në shërbim të publikut. Me vendimin e sotëm, Murati mbetet në kërkim për largim nga banesa.

- Advertisement -

Prokuroria e Tiranës kishte 12 vite burg për Kristumian Gjinin, ndërsa 3 vite për Muratajn, i cili rezulton të jetë edhe pronari i lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur. Ngjarja ndodhi në kohën kur Murati do duhej të ishte në “Arrest shtëpie”, për armët e zbuluara teksa pas atentatit, policis nuk e gjeti në banesë.

Murataj fajësohej nga prokuroria për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.

Ishte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë. Më pas, ai u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×