Mësuesi është një prind i dytë. Kështu është lakmuar figura e tij ndër vite.
Por ndryshimi i brezave, jetesës, ka ndikuar që midis trekëndëshit, prind, mësues dhe nxënës të ketë ndryshime. Nuk kanë qënë të pakta rastet, kur autoriteti i mësuesve ka rënë, duke qenë nxënësit ata që i treguan kufijtë e komunikimit.
“Është viti i 28 i punës në arsim. për mua kanë ndryushuar gjërat, interesi ndoshta që nga familja, mardhënia me shkollën për mua fillon nga familja. Është ngadalësuar interesi i familjeve,” –thotë mësuese e Matematikës.
Mësuese Miranda, jep lendën e matematikës.
Si një lëndë që konsiderohet e vështirë, mardhënia që ajo ka me prindërit dhe nxënësit duhet të jetë më e afert.
Metodat e reja të mësimdhënies, kanë ndikuar në këtë raport.
“Figura e mësuesit ka rënë, në thelb ka rënë interesi. E ndjej tek dhënia e detyrave të shtëpisë, unë jam mësuese matematike, detyrimisht ka vështirësinë e vet, nxënësit kohën më te madhë ja dedikojnë teknologjisë, rrjeteve sociale, prindërit të angazhuar në punë, e kanë ç’fokusuar vëmendjen nga fëmijët dhe nuk janë disponibël në bërjen e detyrave, në disiplinën në cdo orë mësimi,” –shprehet më tej mësuesja.
Sot po bëhen përpjekje për të hyrë në një fazë të re të procesit më mësimdhënies dhe mësimnxënies e kjo ka ndërtuar edhe ura të ndryshme komunikimi mes mësuesit e nxënësit.
Mësuese Griselda, ka 7 vite që është pjesë e arsimit, si rrjedhojnë, i duhet të përshtatet me metodat e reja.
“Interesi ka rënë duke qënë se nuk jemi vetëm ne burim informacioni, ka burime të tjera dhe për ne është punë e shtuar e dyfishtë për të shtuar interesin e nxënësve. Uunë jam mësuese e gjuhës së huaj ndoshta e re dhe më e afërt, e kam dhe më të thjeshtë, gjuhën e huaj e duan, metodat që përdorin teknologjinë, është më e afërt për mua,” –thotë Shuka.
Për sociologët, rolin kryesore në këtë trekëndësh e kanë prindërit dhe mësuesit. Janë ata që në bazë të kominikimit dhe ideve të përbashkëta, për dije dhe edukimin, përcojnë tek fëmijët, respektin dhe disiplinën që kërkon secila palë.
“Roli i mësuesit është ai udhëheqjes drejtë dijes por jo vetëm aq, ka dhe një autoritet. a ka ditur mësuesit që këte autoritët ta përdori në drejtim të sfidimit të nxnësit por dhe mbështetjes disipina ka ndryshuar, të njëjtin nivel duhet të ketë në shkollë dhe familje. Prindi ka rolin e vet, nuk është mësues, autoriteti i takon mësuesit për dijen dhe kur vjen fjala tek sjella kemi ndyrshime të mëdha. Të ndërtojmë model sjelle të mirë duhet të kemi një bashkëpunim,” –thotë sociologia Erisa Dhamo
Mardhënia mësues, prind dhe nxënës, është një mardhënie e komplikuar, por në fokus një qëllim të vetëm, edukimin e brazave të rinj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkollat zbrazen, buxheti i arsimit rritet me 550 mln euro vetëm në vitin 2024
- Berisha mesazh për nisjen e vitit shkollor: Situata në arsim është dramatike