Festivali i 58-të i Këngës, Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

21-vjeçarja, Arilena Ara ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH.

Kënga “Shaj” e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe me tekst të Lindon Berishës do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës “Eurosong 2020”. 

“Unë nuk këndoj për trofe, unë nuk bëj muzikë për të fituar çmime, kjo këngë është për ju”, u shpreh Ara pasi u shpall fituese në mesin e 12 artistëve finalistë.

Kupën e fitores ia dorëzoi fituesja e Festivalit të 57-të të Këngës, Jonida Maliqi, e cila e quajti të paharrueshëm eksperiencën që kaloi një vit më parë në kontestin evropian. 

“Me tana” ishte kënga e Elvana Gjatës, e cila u rendit e dyta në klasifikim pa arritur të marrë fitoren, edhe pse ishte më e dëgjuara në internet. Surpriza e festivalit ishte 16-vjeçarja, Sara Bajraktari, e cila u pozicionua në vendin e tretë me këngën “Ajër”.

Skenës në natën e fundit të Fest 58-të, iu bashkuan edhe emra të njohur të muzikës shqiptare e të huaj, si Ema Qazimi, Eleni Foureira apo Giusy Ferreri.

Eurovision 2020 do të mbahet më datat 12, 14 dhe 16 maj në Rotterdam të Holandës.

Etiketimet

Franca riatdheson 51 gra dhe fëmijë nga kampet në Siri

Franca riatdhesoi 51 shtetas nga Siria të martën, duke përfshirë disa fëmijë jetimë që kishin qenë në paraburgim në verilindje të vendit për tre...

Kërkohet hapja e plazheve 100% publike, nis mbledhja e firmave

Çadra e plazhit këtë herë u hap përballë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në shenjë reagimi për hapësirat e pakta të plazheve publike. Pjesëtar të...

SHELL zbulon naftë dhe gaz, Rama: Përfitojmë ne dhe Europa

Kompania holandeze Shell ka zbuluar sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi në nëntokën shqiptare. Shell Albania është vendosur prej 8 vjetësh në Shqipëri dhe është...

TË FUNDIT

70 vjeç në timon, Partia Socialiste propozon ndryshime në Kodin Rrugor

Personat deri në moshën 70-vjeçare mund të drejtojnë autobusë, kamion dhe çdo mjet tjetër për transport njerëzish dhe mallrash. Grupi parlamentar socialist ka depozituar në...

Edhe në Kiev bëhet plazh, ukrainasit përpiqen të kapin ritmin

Kievi ka rënë në qetësi dhe për momentin nuk është duke përjetuar sulmet të cilat janë përqendruar në rajonet lindore të Ukrainës. Në këto...