Festivali i Këngës, 20 garues për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjithçka po bëhet gati për festivalin më të rëndësishëm të këngës, i cili do të çojë një përfaqësues në Eurovizionin e 2022.

20 konkurrentë, të dëgjuar dhe të padëgjuar më parë, do të na shoqërojnë në këtë fund vit.

“Duke pranuar që të jem në komisionin e pranimit të këngëve së bashku me kolegë të tjerë. Doja të sqaroja diçka që ne nuk dinim se kush këndonte realisht, nuk dinim se kush e kishte kompozua këngën. Sigurisht disa zëra edhe i njohim por edhe disa zëra shumë të njohur kanë ngelur jashtë këtij festivali”, tha Ardit Gjebrea, moderator i Festivalit.

Festivali mbush 60 vjeç që nga realizimi i tij i parë, dhe në këtë vit jubile surprizat nuk do të mungojnë. I ndarë në tre net, do të nisë me 27 dhjetor dhe do të mbyllet me 29, ku patjetër një moment i rëndësishëm do të jetë edhe ai i rikthimi të emocioneve të festivaleve të kaluara.

“Meqenëse është festivali i 60-të është edhe jubile, sigurisht na privon edhe nga gjendja e pandemisë dhe shumë gjëra të tjera por ne do mundohemi të realizojmë gjërat më të mira”, tha Martin Leka, drejtor i festivalit.

Kur flasim për festivalin sigurisht që mendja na shkon tek artistët dhe këngët e tyre, për të cilat drejtori artistik Elton Deda i konsideron të arrira, dhe të larmishme.

“Jam shumë i kënaqur që këtë vit e kemi goxha te larmishëm festivalin sepse janë shumë këngë të mira në garë, ka emra shumë të mirë edhe të këngëtarve me shumë potencial”, tha Deda.

Moderimi për tre net i është besuar Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, Isli Islamit, Klevi Kadillit dhe në natën e dytë do të jetë edhe Ardit Gjebrea,.

Ndryshe nga viti i kaluar, festivali i këngës këtë vit do të kthehet në Pallatin e Koncerteve.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

PS kërkon të kalojë në Kuvend anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Partia Socialiste ka depozituar në kuvend kërkesën për të kaluar nesër në seancë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Pasi u miratua në samitin...

Fyerjet ndaj UÇK, opozita në Kosovë protestë për dorëheqjen e ministrit

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) kërkon dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët...

Gjendet i pajetë 85-vjeçari në Divjakë, dyshohet se u mbyt nga djali

Mesditën e sotme është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Remas në Divjakë 85-vjeçarin Dhimiter Stase. Dyshohet se djali i 85-vjeçarit,...

TË FUNDIT

Qeveria pranon mashtrimin me TVSH, Ibrahimaj: Të përfshirë edhe ‘inceneratorët’

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka pranuar se skemat e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar të denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim...

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës

Këtë të mërkurë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbana Lluri duke rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë të...