Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar në 45 gjuhë.

Me këtë rast, Akademia e Shkencave mblodhi studiues shqiptarë e të huaj për veprat e Kadaresë.

Akademia e Shkencave për 86 vjetorin e lindjes së Kadaresë
Akademia e Shkencave për 86 vjetorin e lindjes së Kadaresë

Për akademikun francez Jean – Pul Champseix, veprat e Kadaresë dalin jashtë parimeve të realizmit socialist.

“Gjate leximeve të romaneve të Kadaresë, më dukej se transgresionet ishin të shumta. Që tek veprat e tij të para “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, dhe “Përbindëshi”, autori u bën bisht parimeve të realizmit socialist. Trishtimi dimëror, mungesa e heronjve me të cilët mund të identifikohesh, fundet fatkeqe të ngjarjeve nuk janë  aspak në përputhje me realizmin socialist.  Aty mungojnë krejt fryma e partisë, entuziazmi kolektiv dhe uniteti i çeliktë parti-popull. Për Kadarenë , rreziku nuk është shumë  i madh sepse megjithëse unë jam munduar ta kontekstualizoj atë në periudhën e vet historike, vepra del nga kjo kornizë në sajë të cilësive të saj. Sepse me të vërtetë, Kadare ka shkruara kundër  një regjimi në një periudhë të caktuar, por letërsia e tij ka burime të tjera”, tha Jean – Pul Champseix.

Kadare u lind më 28 Janar në vitin 1936 në Gjirokastër, të cilën ai e ka jetësuar përmes veprës ‘Kronikë në Gurë’.

Me Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, emri i shkrimtarit u bë i njohur edhe jashtë kufijve. Vepra Pallati i ëndrrave vulosi suksesin e tij botëror.

Kadare ka marrë dhjetëra çmime prestigjioze letrare.

Në 2005 fitoi Man Booker International Prize, në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2019 presidenti francez, Macron  i dha titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Kadare është nominuar për çmimin Nobel më shumë se 20 herë, por nuk ka fituar. Megjithatë, shpresa te shqiptarët nuk është shuar.

Edhe pse këtë vit akademia nuk e zyrtarizoi emrin e tij si kandidat, siç ka bërë çdo vit, ajo do t’ia dërgojë akademisë mbretërore suedeze në një tjetër moment. 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kreu i Shoqatës të Jetimëve: Problemi kryesor është baza ligjore

Lulzim Resuli, kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se fëmijët me mungesën e kujdesit prindëror kanë...

Kreu i ISHSH-së: Duhet riparë kufiri minimal i pensioneve familjare

Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore tha se pensioni për fëmijët jetim varion dhe bazohet te vitet e sigurimeve që ka prindi...

Rusia: Lirojmë portet në Detin e Zi nëse rishikohen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi -  duke ulur kështu...

TË FUNDIT

Presidenti i KE sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të jetë sot në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 10:15 në...

1 mijë lekë për dy fëmijë jetimë, nëna: Është qesharake

Dorina Prendi, nënë e dy fëmijëve jetimë, po kalon periudhën më të vështirë të jetës, pas humbjes së bashkëshortit 4 vite më parë. “Ne para...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER